Abilekaj: Nueredin Dumani na zbardhi skenarin se si ka evoluar krimi në vendin tonë

Abilekaj: Nueredin Dumani na zbardhi skenarin se si ka evoluar krimi në vendin tonë

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar mbi dëshmitë e dhëna nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani për të cilat u shpreh se ato po na paraqesin një tablo të qartë të krimit se si ka evoluar.

Ai tha se kriminelët nuk janë vetëm ata të reshtur në anën e krimit, por dhe ata të drejtuar në anën e drejtësisë dhe ata në anën e politikës. Sipas tij dëshmitë e Nuredin Dumanit tregojnë se ku nisën ata si amator dhe sot u kthyen në kriminelë profesionistë.

Drupal Ad

 

Dumani është bërë protagonist i ditës për shkak të dëshmive që bënë. Ne sot po zbardhim ngjarje shumë të hershme, siç është vrasja e kambistit, e ndodhur para 12 vitesh.

Ata na tregojnë skanerin se si ka ecur krimi, ata kanë qenë disa njerëz ordiner që për të jetuar grabisnin njerëz dhe shtëpi dhe më pas tregojnë në ngjarje se vrisnin dhe pse nuk donin, ndërsa tani në fund janë vrasës profesionistë me pagesë dhe ky skaner tregon se çfarë ka bërë drejtësia në këtë vend.

Kriminelët nuk janë vetëm ata të reshtur në anën e krimit, por dhe ata të drejtuar në anën e drejtësisë dhe ata në anën e politikës. Pra mbështetja e politikanëve ndaj kriminelëve na tregon se ku është gjendja e Shqipërisë sot.

Krimi ka hyrë në parlament cakton drejtorë në polici, drejtorë në ministri, pra kjo është situata ku jemi ne sot dhe këtë skaner na e tregojnë dëshmitë e Nuredin Dumanit se ku nisën ata si amator dhe sot u kthyen në kriminelë profesionistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy