Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë për 15 vjetorin e pavarësisë

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë për 15 vjetorin e pavarësisë

 

Presidenti Bajram Begaj nis sot një vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës, me rastin e festës së 15 vjetorit të Pavarësisë së saj. Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë.

Axhenda e vizitës së presidentit Begaj përfshin takime me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, takim me komandantin e KFOR-it dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

Aktivitetet dhe Takimet:

16/02/2023

11:00 – Pritja me ceremonia shtetëror nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu.

11:00-11:45 – Takim mes dy Presidentëve.

16:15-16:45 – Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, SH. T. Z. Albin Kurti

18:00-20:00 – Koncert në Filarmoninë e Kosovës.

17/02/2023

08:45–08:50 – Vendosje të kurorave në vendprehjen e ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

09:50–10:00 – Vendosja ceremoniale e kurorës së përbashkët në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 – 11:20 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku Presidenti Begaj mban fjalën e rastit.

11:20 – 11:30 – Homazhe në monumentin e Policëve të rënë në detyrë.

11:30 – 11:45 – Nderime në Monumentin Heroinat.

17:00 – 19:30 – Pjesëmarrje në Pritjen Shtetërore të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy