I vetëm në garë, Alfred Balla zgjidhet kreu i KLP, debate gjatë mbledhjes

I vetëm në garë, Alfred Balla zgjidhet kreu i KLP, debate gjatë mbledhjes

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi ditën e sotme kryetarin e ri, kandidatin e vetëm në garë, Alfred Balla, i cili mbante edhe postin e zëvendëskryetarit.

Balla është zgjedhur nga Kuvendi, si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi tha gjatë mbledhjes se posti i kryetarit, është një detyrë që kërkon përgjegjshmëri të lartë.

E kam lexuar me vëmendje platformën tuaj. Por duhet të përqendroheshit më shumë në të kaluarën e institucionit në angazhimin tuaj, në përmirësimin e tyre. Ju kishit një ftesë për ndryshimet ligjore që KLP duhet ti paraqiste Kuvendit dhe nuk morët asnjë mendim nga anëtarët. Ne kemi bërë një rregullore dhe nuk i keni zbatuar këtë kohë që keni ushtruar këtë detyrë i komanduar. Ndihem i keqardhur se sot mendoja se do kishim një garë.

Nga ana e tij Balla deklaroi se mendon se ka disa karakteristika të cilat e bëjnë të mendojë se i plotëson karakteristikat për postin e kryetarit.

Më pas, mbledhja vijoi me diskutimin dhe miratimin e pikave të tjera të rendit të ditës dhe siç ishte parashikuar, u miratuan unanimisht vendimet si vijon:

-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18 mars 2022

-Miratimi i projekt-aktit për deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Sandër Beci

-Miratimi i projekt-aktit për plotësimin e pozicionit të Këshilltarit të Etikës pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes procedurës së komandimit si dhe miratimi i Raportit Vjetor të Veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy