Kadrija: Kurti dhe ministrat duhet të dorëhiqeshin para marrjes së mandatit të deputetit

Kadrija: Kurti dhe ministrat duhet të dorëhiqeshin para marrjes së mandatit të deputetit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrija, për seancën e sotme kur duhet të konstituohej parlamenti, thotë se seanca nuk u zhvillua për shkak se në të kundërt do të kishte një shkelje ligjore.

Në një intervistë për MCN TV, ajo deklaroi se Kryeministri Albin Kurti bashkë me disa ministra nuk kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre, pasi në të njëjtën kohë nuk mund të jesh ministër dhe të marrësh mandatin e deputetit.

U ngrit komisioni për verifikimin e mandateve, por më pas pamë që Kryeministri bashkë me disa ministra nuk kanë dhënë dorëheqje nga postet, se në të njëjtën kohë nuk mund të jesh ministër dhe të marrësh mandatin e deputetit.

Prandaj dhamë votën kundër për raportin në komision. Kryeministri dhe ministrat duhet të dorëhiqeshin që te certifikimi i zgjedhjeve, në mënyrë që procesi të jetë kushtetues, ne nuk mund të mbyllim sytë.

Nuk e votuam raportin sepse do i kishim dhënë dritë jeshile një shkelje ligjore dhe kushtetuese.

Albin Kurti dhe ministrat duhet të kishin deleguar mandatet. Megjithatë situata e krijuar nuk e cenon sigurinë e Kosovës.

Nuk e kuptoj arsyen se pse deputetët e mazhorancës nuk i kanë pasur 61 vota për votimin e raportit.

Arsyeja pse nuk u votua raporti, është se është bërë një shkelje ligjore.

Udhëheqësi i seancës së sotme është personi më i vjetër në moshë, ka kërkuar që të mbyllet seanca dhe pritet t’i adresohet Presidentes së Kosovës, në mënyrë që Presidentja të caktojë një datë tjetër për seancën plenare.

Kadrija shtoi se nëse Lëvizja Vetëvendosja nuk arrin që të krijojë qeverinë si forca që ka rezultatin më të lartë në zgjedhje, atëherë brenda një periudhe të caktuar e drejta për krijimin e qeverisë i kalon partisë së dytë për numrin e votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy