Zgjedhjet, PS dhe LSI i kërkojnë KQZ-së shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve

Zgjedhjet, PS dhe LSI i kërkojnë KQZ-së shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë dërguar një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku i kërkojnë shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve, raporton "Ora".

Kërkesa e dy partive më të mëdha të koalicionit të majtë vjen në të njëjtën ditë kur skadon afati për regjistrimin e kolaicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Pas tejkalimit të 10 prillit si data limit për regjistrimin e partive në zgjedhje, tashmë digjet dhe 19 prilli si data e regjistrimit të koalicioneve.

Mes aktorëve politikë po diskutohet data 2 maj si afati përfundimtar, kur nuk mund të tolerohet më shkelje.

Kjo datë vjen sepse brenda 29 prillit çdo parti duhet të paraqesë listën e kandidatëve për deputetë, por duke qenë se kjo ditë qëllon e shtunë dhe 30 prilli e diel, datat do të zëvendësohen duke bërë që 2 maji të jetë afati kur do të mësojmë nëse do të ketë parti, koalicione apo kandidatë që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe nëse do të ketë apo jo zgjedhje. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy