
Pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, zv.sekretarja amerikane e shtetit për çështje politike, Victoria Nuland, ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në Veri dhe nisjen e implementimit të zotimeve të bëra në Ohër. “E lumtur të mirëpres mikun e vjetër, emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të shtensionojnë situatën menjëherë dhe të nisin implementimin e zotimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të përkrahim planin trepikësh të BE-së, si rrugëdaljen më të mirë nga kriza”, ka shkruar ajo në Twitter.



