Kikia: Kryetari i PD-së zyrtare të zgjidhet me rregulla të barabarta. Procesi ka mungesë serioziteti ku garojnë vetëm Basha dhe “ca të tjerë” që nuk dihen

Kikia: Kryetari i PD-së zyrtare të zgjidhet me rregulla të barabarta. Procesi ka mungesë serioziteti ku garojnë vetëm Basha dhe “ca të tjerë” që nuk dihen

PD zyrtare po shkon tashmë drejt zgjedhjes së kryetarit të saj, në një proces i cili po shoqërohet me ndasi në forma dhe mënyra të ndryshme. Për analistin Mentor Kikia, i ftuar në studion e “MCN live”, rëndësi ka procedura në të cilën po zhvillohen këto zgjedhje, të cilat sipas tij, lë shumë për të dëshiruar, pa rregulla të barabartë. "Këtu ka rendësi proceduar se si do bëhet zgjedhja. PD do duhej të demonstronte ndryshe nga ajo ‘berishizmja’ nga ajo anë. Basha ka të drejtën si çdo anëtar të rikandidoj, por çfarë ndodhi në këtë parti. Basha erdhi u rikthye, tha unë erdha, nuk kishte ikur, edhe pse në të gjithë e dinim se kishte ikur, ishte këtu, edhe pse të gjithë e dinin që nuk ishte këtu sepse nuk u pa asnjë ditë në fushatë. Dhe ai erdhi me një lloj ndjesi që më takon ai vend, e eliminoi nga fjalori edhe fjalën dorëheqje tha u tërhoqa, duke i dhënë të drejtën vetes të rikthehet formalisht në atë karrige. Dhe filloi një fushatë të ngjashme me atë të Berishës por jo me atë entuziazëm. Nëse Basha do të vinte dhe do të kandidonte duhet ët fillonte të vendoste ca rregulla dhe e para është garë e besueshme dhe e barabartë. Unë po them që kryetari të zgjidhet mbi bazën e rregullave të barabarta". Për Kikinë, parregullsia nis që me kandidimin e kryetarit të ikur Lulzim Basha, i cili i lejoj veten rikthimin, ndërkohë që për kandidatët e tjerë nuk u bë e ditur se kush janë. "Kryetari të zgjidhet me rregulla të barabarta në një pistë vrapimi. Basha e kishte nisur garën dhe ca të tjerë, madje ende mbahen sekret ca të tjerë, që do garojnë, çfarë gare është kjo, pse bëhet Basha dhe nuk bëhen të tjerët? Kjo i bie që do garoj Basha po do garojnë edhe ca të tjerë. Kjo garë të le shijen e mungesës së seriozitetit në një proces zgjedhor apo të një procesi ku gjërat janë vendosura dhe Basha do të jetë kryetari dhe kjo është".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy