Projektet në infrastrukturë/ Gazetari Tomorri për TvT: Projekti 1 miliard euro i Ramës ka rënë

Projektet në infrastrukturë/ Gazetari Tomorri për TvT: Projekti 1 miliard euro i Ramës ka rënë

Gazetari Klodian Tomorri thotë se projekti 1 miliard euro, i cili u lançua me bujë në vitin 2017, ka rënë, pasi disa tenderime kanë dështuar. Në një intervistë në studion e TvT, Tomorri tha se anulimi i disa prej projekteve ka impakt negativ në ekonomi.  

Projekti i rindërtimit konsistonte në pesë kontrata PPP. Nga këto kemi të anuluara një, rrugën Thumanë-Kashar dhe po flitet për një dështim të mundshëm të rrugës Milot-Balldren. Ka mbetur vetëm Orikum-Dukat dhe Rruga e Arbrit. Pra ka rënë më shumë se gjysma e projektit 1 miliard euro. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë qeveria pas dështimit të këtyre dy kontratave. Për Thumanë-Kashar pritet të ketë një projekt tjetër. Këto kontrata kanë shkaktuar debat për shkak të kostove të larta. Mund të thuhet se është mir ëqë u anuluan sepse mbrojtën buxhetin nga një kosto e jashtëzakonshme. Por nga ana tjetër, anulimi nnënkupton që ato para nuk do të hidhen në ekonomi dhe kjo impakt negativ në zhvillimin ekonomik të vendit.

Tomorri foli edhe për temën e shtrirjes së rrjetit 5 G, e cila sipas tij shkon përtej luftës tregtare SHBA-Kinë. 

Ka një presion të administratës amerikane kundër kompanive kineze veçanërisht në IT. Është një presion që nuk është i orientuar drejt vendeve si Shqipëria, por edhe atyre të BE-së. Bie në kundërshtim me kuadrin ligjor të BE, por edhe ky i fundit ka filluar të marrë masa opër të ndaluar kompaninë Huaëei të ofrojë rrjetet 5G në Europë. Është pjesë e një lufte tregtare mes SHBA dhe Kinës. Përtej luftës tregtare ka edhe leementë të sigurisë kombëtare.

Lidhur me faturën e tërmetit, Tomorri thotë se shifra prej 985 milionë eurosh mund të duket e fryrë, por pas kësaj mund të qëndrojë një taktikë e qeverisë për të mbledhur sa më shumë para. 

985 milionë euro, pjesa dërrmuese e të cilave është dëm. Pjesa tjetër është humbje potenciale e ekonomisë e shkaktuar nga tërmeti. Shumica e bizneseve ndërprenë punimet. Mijëra qytetarë mbetën të papunë. A është një shifër e fryrë? Duket jashtëzakonisht e madhe. Mund të jetë një taktikë për të tërhequr sa më shumë para nga donatorët, por është edhe një raport i ekspertëve më të mirë në botë.

Megjithatë, sipas tij, hapësirat pë abuzime ekzistojnë.

Rreziku potencial për abuzime mbetet i madh. Për shkak të urgjencës, edhe procedurat ligjore tentohen të anashjkalohen. Prokurimet do të zhvillohen shpejt dhe kjo do të thotë shtigje për abuzime. Rreziku për të tilla është i madh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy