Turizmi kulturor, Palushi: Ky është vetëm fillimi. Kemi potencial për ta zhvilluar akoma më tej  

Turizmi kulturor, Palushi: Ky është vetëm fillimi. Kemi potencial për ta zhvilluar akoma më tej  

Ahilino Palushi, studiues arti, thotë se Shqipëria ka një potencial ende të pazbuluar të turizmit kulturor. Në studion e MCN Informacion, Palushi tha se jemi në fillimet e turizmit kulturor.

Gjirokastra ka perla të turizmit kulturor. Ka pasur manastire përreth Gjirokastrës, sot kanë ngelur vetëm toponimet. Gjirokastra ka rrugë automobilistike, ka ecejake. Është Stegopuli, është Labova. Si këto pjesë, që janë si grupe ose parqe natyrore, si Vikthuqi apo Voskopoja, kanë shkëlqim pak më të ulët. Kemi Delvinën, Kostarin, Pecën që njëherë i takojnë Finiqit, njëherë jo, për shkak të veçorisë që është si xhep, ka ngelur deri diku. Është pjesa me monumentet e Myzeqesë, Toshkëza, Libofsha, të pikturuara nga vëllezërit Zoografi.   

Ne kemi bum turistësh, por ky është fillimi. Sajtet, qytetet-muze, kalatë, janë vënë të gjitha në dispozicion. Sot një kishë të aksesueshme në një vend fqinj e gjejmë me mur. Jemi në fillim dhe le të themi se shfrytëzohen akoma energjitë e para. Me dëshirë të mirë, gjithçka bëhet.

Po të shkosh në fshatin Llëngë sheh ish-degëzimin e rrugës Egnatia, që akoma ka pjesë të saj dhe mund të jenë me shumë interes. Vende të tjera kanë krijuar pjesë pelegrinazhi për të mos lënë atraksione të tilla të mos humbasin.

Ne kemi vënë në funksion disa kisha si Labova, Kosina etj. Unë çoj nxënësit e mi, që janë në shkollë të mesme. Janë disa manastire si Ardenica.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy