Manjani: Duhet dialog me opozitën, nuk mund të presim gjithmonë nga ambasadorët

Manjani: Duhet dialog me opozitën, nuk mund të presim gjithmonë nga ambasadorët

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e cilëson të nevojshëm dialogun politik mes palëve në kushtet kur opozita ka nisur prej dy ditësh një protest. Në një intervistë për “Orën”, Manjani u shpreh se çështjet e ngritura nga opozita duhen trajtuar me kujdes dhe jo të lihen pas dore.  

“Dialogu politik mungon, ka munguar dhe në të shkuarën, por gjithmonë është gjetur një sebep, ose një ambasador, ose një President, ose një kryetar Kuvendi që të ulë palët në tavolinë. Këtë radhë ambasadorët me sa duket nuk e kanë me qejf këtë punë, ose nuk e kanë në axhendën e tyre. Dhe nuk mund të presim nga ata tek e fundit. Partitë tona kanë përvojë të mjaftueshme për të shkuar drejt dialogut, insistoj tek dialogu si e vetmja mënyrë që mund t’i bëjë palët të bashkëpunojnë. Zgjedhjet janë pjesë e konkurrencës, nuk do fitojnë të gjithë. Dikush do dalë në opozitë, dikush do qeverisë vendin”, tha Manjani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy