Përballja me Real Madrid, Doçi: Do bëjmë surprizën, Vllaznia nuk ka frikë asnjë ekip në botë

Përballja me Real Madrid, Doçi: Do bëjmë surprizën, Vllaznia nuk ka frikë asnjë ekip në botë

Vllaznia e femrave do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve, teksa pret në “Loro Boriçi” Real Madrid. Në prag të kësaj sfide, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka folur futbollistja e shkodraneve, Megi Doçi.

Ajo u shpreh se Vllaznia do të luajë pa presion dhe shtoi se ka besim se do bëjnë surprizën.

E pyetur për një interesim të mundshëm të Real Madrid, pas ndeshjes, Doçi u shpreh se Vllazninë nuk e ndërron me asnjë ekip në botë.

Nisim një rrugëtim jo të lehtë, por shumë të bukur dhe kemi punuar shumë për këtë. Grupet ishin objektiv dhe ekipi dha më të mirën për të arritur deri këtu. Çdo ndeshje pritet me emocion, asgjë nuk mbaron nesër. Do japim gjithçka.

Vllaznia nuk ka frikë asnjë ekip në botë. Real Madrid ka një emër të madh, por ekipi jonë nuk luan me presion , sepse objektivat i kemi pasur të qarta. Presioni është mbi ta, ekipi jonë luan lirshëm dhe vajzat do japin maksimumin, pasi nuk ndodh shpesh të luajmë me Real Madrid.

Ne e dimë shumë mirë që kemi ekipe të forta në grup dhe stafi teknik i kemi parë ndeshjet. Jam e sigurt që nuk do luajmë vetëm në mbrojtje dhe do provojmë mundësitë tona. Mendoj se me analizën e fundit që do të bëhet nesër, do zbulojmë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. E rëndësishme është që të luajmë në grup dhe të mbështesim njëra-tjetrën. Jam e sigurt që do bëjmë surprizën.

Në fakt tifozët e Vllaznisë po ashtu edhe ultrasit, sot kanë ardhur sot në hotel erdhën për të na mbështetur. Janë shumë të rëndësishëm për ne dhe shpresojmë të jenë të shumtë në numër në stadium. Me tifozë të zjarrtë në stadium, por edhe në grup, mund të marrim një rezultat pozitiv.

Për secilën nga ne, është ëndërr të luajmë me këto ekipe. Është kënaqësi që do luajmë, por edhe të shënojmë ndaj një skuadre si Real Madrid. Do e doja shumë një gol me Realin, por e rëndësishme është të fitojë Vllaznia.

Interesim nga Real Madrid? Nuk e zëvendësoj Vllazninë me asnjë ekip në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy