
Ditën e sotme Shqipëria do të mbetet nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar. Gradualisht pas mesdite reshjet e shiut ndërpriten përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore duke mbeten prezentë vetëm në verilindje dhe juglindje të vendit. Në relievet malore në lartësitë mbi 600metër në verilindje dhe në lartësinë mbi 800-900 metra në juglindje reshje bore.
Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga juglindja- veriperëndimi me shpejtësi 2 deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 7°C në zona e ulëta 4 deri 13°C në zona bregdetare 6 deri 13°C



