Gjermania planifikon të zgjasë ndalimin e hyrjes së qytetarëve të vendeve jashtë BE-së deri më 31 gusht, bën të ditur një burim apranë qeverisë gjermane.
Siç raporton “Reuters”, kabineti qeveritar pritet ta miratojë nesër një vendim të tillë.
Gjermania është gati të heqë ndalimin e udhëtimit për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britaninë e Madhe, Islandën, Norvegjinë, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën nga 15 qershori, përveç nëse ekziston një ndalim për hyrjen në ato vende dhe masa të mëdha shtrënguese.
Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, u bëri thirrje gjermanëve të mos udhëtojnë në Britani për sa kohë që tje është në fuqi karantina 14-ditore për turistët.
Berlini i këshillon qytetarët e tij që të mos shkojnë në lundrime për shkak të rreziqeve të veçanta të infektimit nga koronavirusi.



