
Të premten e kaluar, në qytetin bavarez të Fürth, në kishën e San Paolos, predikimi u bë nga inteligjenca artificiale e ChatGpt. Eksperimenti u përgatit dhe u udhëhoq nga Jonas Simmerlein, teolog dhe filozof i Universitetit të Vjenës. Në qendër të kishës u instalua një ekran i madh. “Pastori” virtual drejtoi një shërbim që zgjati afërsisht 40 minuta, duke përfshirë predikimin, lutjet dhe muzikën. Simmerlein shpjegoi se 98% e përmbajtjeve të recituara vijnë drejtpërdrejt nga inteligjenca artificiale e OpenAI. “Unë i dhashë disa elemente chatbot-it, nga të qenit në kishë deri tek detyrimi për të imituar një predikues”, janë fjalët e teologut për Associated Press. Burimi: https://www.ansa.it/sito/notizie/tecnologia/hitech/2023/06/12/germania-in-chiesa-il-primo-sermone-recitato-da-chatgpt_31fb799a-01d7-4efa-a62b-e36f1a0143f0.html



