
Nuk është rasti i parë që mace mund të jetë shumë më e pasur se një njeri. E tillë është edhe macja e Taylor Swift.
Macja ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm nga postimet në rrjete sociale, madje është bërë pjesë edhe e reklamave të shumta. Falë Taylor, Olivia ka qenë pjesë edhe e klipeve muzikore.
Së fundmi është bërë edhe llogaritja e pasurisë së maces së famshme të Taylor Swift. Sipas të gjitha raporteve, Olivia, ka një vlerë neto prej 97 milionë dollarësh ose ndryshe 88 milionë euro.
Një postim në Twitter, ka treguar se macja e Taylor, Olivia ka një pasuri më të lartë se Kendall Jenner dhe Khloe Kardashian.
Kendall numëron 30 milion dollarë, ndërsa Khloe Kardashian 40 milion dollarë, pra gati trefishin e pasurisë së motrave të famshme.



