Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, kritikoi takimin e tensionuar midis Presidentit të amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si një “shuplakë në fytyrë” për Evropën, duke paralajmëruar se siguria e kontinentit mbetet në mëshirën e Uashingtonit.
Duke folur në ekspozitën e bujqësisë Salon de l’Agriculture në Paris të shtunën në mëngjes, politikania franceze deklaroi se konfrontimi nënvizoi mungesën e autonomisë strategjike të Evropës, duke kanalizuar traditën goliste të skepticizmit drejt ndikimit të SHBA.
Në takimin e së premtes në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance e qortuan Zelenskyn, duke akuzuar presidentin ukrainas se nuk tregoi mirënjohje të mjaftueshme për mbështetjen e SHBA.
Përplasja përfundoi me anulimin e një konference të planifikuar nga Trump dhe ndalimin e nënshkrimit të planifikuar të një marrëveshjeje kornizë për mineralet midis dy vendeve.
Udhëheqësit evropianë reaguan me shpejtësi në mbështetje të Zelenskyt, me figura si presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të cilët rikonfirmuan mbështetjen për Kievin dhe paralajmëruan kundër rreshtimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin.
Le Pen gjithashtu mbajti një qëndrim të vendosur kundër zgjerimit të rolit mbrojtës të Bashkimit Europian, duke paralajmëruar se Brukseli nuk duhet të përdorë momentin për të “përfituar” dhe për të kërkuar fuqi më të mëdha.



