Analisti Denis Dyrnjaja thotë se protesta 37-ditore tregon se moralisht Edi Rama ka rënë.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se njerëzit sot duan një revolucion total dhe jo të mbrohen sukseset e qeverisë, por të bëhet një operacion total i saj.
Sipas tij, Kryeministri nuk është i qetë se po të ishte i qetë nuk do merrej fare me protestën, por se e di që kjo protestë është e pakontrollueshme.
Dyrnjaja shtoi se njerëzit i bashkon një qëllim, neveria që kanë ndaj qeverisjes.
Me protestën u thye ideja se shqiptarët janë njerëz të përgjumur, të shtypur dhe të painteresuar për jetën sociale apo edhe politike. ne me gishtat e dorës në këto 36 vite demokraci, mund të numërojmë angazhimet si në këtë moment. E kam fjalën në raport me angazhimin dhe përgjegjësinë për çdo vendimmarrje.
Dëgjova ministrin Demo dhe jemi gati gati në një deja vu, thjesht më moderniste të veshjes, por është e njëjta histori sikur Ramiz Alia përpiqej të bindte popullin, që jemi në rregull, qeveria po i dëgjon problemet. Sot Rama nuk e paska ditur se sa keq është presioni. Ose bën sikur nuk di dhe është keq, ose nuk e di dhe është akoma më keq.
Ditmir Bushati pse flet si një azilant politik në Argjentinë, me një status. Këta njerëz që janë kundër Ramës, le të dalin nëpër studio dhe flasin. Njerëzit janë në shesh dil dhe ti me njerëzit aty dhe jep dhe ti një orientim. Ka ca njerëz që në momente të caktuara kohore, historike, sociale, janë aty si pjesë e fytyrës së popullit.
Ditmir Bushati dhe Elisa Spiropali duhet të kishin dalë në rrugë me kohë, sot është vonë. Nuk do ishin shkaktuar dëme, nëse qeverisja do ishte trajtuar në mënyrë të përgjegjshme. Nëse nuk do kishim pasur vendime abuzive, klienteliste etj., natyrisht që nuk do ishte protesta me këto pretendime, jo për çështje të vendimmarrjes si ligji për investimet strategjike që është i mirë, por i keqpërdorur, apo paketa e maleve.
Nuk është çështja se na mungojnë ligjet apo kodi penal, por i keqtrajtojmë. Njerëzit sot duan një revolucion total dhe jo të mbrohen sukseset e qeverisë, por të bëhet një operacion total. Se po të pyesësh kush janë ministrat, kam përshtypje se nuk i njohin.
Ai ngriti askushët në piedestale. Është arroganca e Erion Isait dhe shumë kryebashkiakëve të tillë, që i nxjerr njerëzit në rrugë. Është arroganca e Erion Isave, po e përgjithësoj. Është dhe urrejtja për të gjithë drejtorët që iu mbyllin dyert njerëzve, që i ka nxjerrë ata në rrugë.
Ku janë ministrat, pse nuk dalin nëpër televizione apo debate? Ku janë deputetët, pse nuk dalin në media? E dinë shumë mirë se çfarë kanë gatuar. Së pari askush nuk po i kërkon dialog Edi Ramës, atij po i kërkohet dorëheqja. Moralisht Rama ka rënë.
Gjithë ideja e bindjes së Ramës, është se nuk do dilnin kurrë ca njerëz në bulevard përtej atyre të PD... por doli e kundërta. Se ka shumë më shumë njerëz që nuk janë të PD dhe nuk do të donin të asocioheshin me linjën e PD, se mendojnë se interesat e tyre janë shitur nga PD te Rama.
Ata nuk po ftojnë Ramën për dialog. Po i ra dhe anëtarësimi në BE, nuk ka asnjë rekord në një qeverisje gati 16-vjeçare. Nuk është sukses shtrimi i rrugëve, se e ke detyrë. Pa folur pastaj se si i shtron dhe sa i shtron. Janë lekët e shqiptarëve që po i administron dhe keq.
Nuk është i qetë se po të ishte i qetë nuk do merrej fare me protestën, se e di që kjo protestë është e pakontrollueshme. Njerëzit i bashkon një qëllim, neveria që kanë ndaj qeverisjes. Madje ç’është më e bukura Rama vendos akoma njerëz me rekorde kriminale.
Të mos bësh dot katarsis?! Si kjo qeveri nuk ka ca njerëz me vlera. Rama është në mjerimin e vetë që ka ndërtuar me ca larva që i rrinë rreth e qark.



