Varhelyi: Nuk do të tolerohet korrupsioni me fondet

Varhelyi: Nuk do të tolerohet korrupsioni me fondet

Pas Konferencës së Donatorëve, e cila mblodhi 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thotë se BE do të monitorojnë menaxhimin e fondeve për të shmangur çdo mundësi abuzimi. Në një intervistë për DW, Varhelyi thotë se fokusi i investimeve do të jetë strehimi dhe ndërtesat publike.

Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen”, thotë ai.

I pyetur lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave,Varhelyi thotë se solidariteti dhe negociatat janë dy gjëra të ndryshme.

Unë nuk do t’i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier”, shprehet Varhelyi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy