Përjashtimet/ Balliu: Berisha ka frikë nga gara. Çela: PD po mbyllet

Përjashtimet/ Balliu: Berisha ka frikë nga gara. Çela: PD po mbyllet

Në studion e MCN Informacion, avokatët Alesia Balliu dhe Ervis Çela diskutuan në lidhje me zgjedhjet në Partinë Demokratike. Balliu tha se përjashtimet e fundit nga PD janë bërë nga Flamur Noka. Ajo tha se kryetari Berisha e ka frikë garën reale në parti. Ndërsa avokati Çela tha se PD po shkon drejt mbylljes. 

 

Alesia Balliu 

 

Unë e prisja përjashtimin. Nuk më prishi asnjë punë. Përjashtimi im është privilegji më i madh që më ka bërë Berisha. Tregoi se ka frikë nga gara. Mua më përjashtoi, Salianjin e përjashtoi. Ne jemi PD ku garon vetëm zoti Berisha dhe të tjerët nuk lejohen. Nuk ka një vendim në mënyrë zyrtare. Pra nuk kemi çfarë ankimojmë. Ai ka thënë që me 23 maj ka zgjedhje dhe unë jam kandidat. Nuk më tregon mua statutin një njeri i vetëpërjashtuar nga statuti.

 

Qëkur ka dalë lista, të gjithë thanë se është listë humbësish. Ishte një listë për të mbajtur pushtetin politik të Sali Berishës. Ngaqë ishte listë e përsëritur, ne e hoqëm Bashën. 

 

Ky mashtroi shqiptarët duke sjellë La Civitën, që e pagoi miliona euro. 

 

Ervis Çela 

 

Unë e shikoj një sjellje të gabuar të PD, në kuptimin e mbylljes së saj. Modeli që ajo ka zgjedhur ishte një zgjedhje ku njerëz të angazhuar publikisht u mblodhën dhe dhanë një kontribut. Një model si arrihet të fitosh besimin e qytetarëve e ke, por ti shkon e vijon me një model që përsërit dhe të çon nga humbja në humbje. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy