Basha propozon ligj të ri për SPAK/ Kthupi: Përtej problemeve, nuk mund të fusim ‘shkopinj nën rrota’. Reforma duhet të ecë përpara

Basha propozon ligj të ri për SPAK/ Kthupi: Përtej problemeve, nuk mund të fusim ‘shkopinj nën rrota’. Reforma duhet të ecë përpara

Teksa SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj Politikës dhe Zyrtarëve, PD e drejtuar nga Lulzim Basha propozon ndryshime ligjore sipas të cilit pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar, prokurorët e SPAK duhet të bëhen prokuror apeli ose drejtues në prokuroritë e rretheve.

Lidhur me këtë, Rezart Kthupi, sekretari për çështjet zgjedhore në PD, thotë në një intervistë për ‘FactCheck”, se edhe pse sistemi i drejtësisë ka nevojë për korrigjime, duhet ta ndihmojmë e jo ti fusim ‘shkopinj nën rrota’.

Askush nga ne këtu nuk duhet të ketë iluzionin se reforma në drejtësi është perfekte, ka probleme pafund. Por, pavarësisht të gjitha problemeve e defekteve që mund të ketë sot vetingu, SPAK, GJKKO, sistemi i drejtësisë në tërësi, nuk shikojmë një alternativë tjetër përveç se të ecim përpara. Që do të thotë të ecim në koëh dhe të përpiqemi të korrigjojmë këto që janë defekte, por jo ti fusim shkopinjtë në rrota.

Që do të thotë vota jonë në raport me zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut ishte ne sensin logjik të vijimësisë së kësaj reforme. Pavarësisht problematikave që ajo ka dhe pavarësisht problematikave që mundtë vazhdoj të ketë të nesërmen. Por logjika politike është që nëse kemi nisur një reformë në drejtësi, ajo duhet ecur përpara e jo ta ndërpresim. Ndërprerja do kishte pasoja shumë më negative sesa kjo që kemi bërë sot.

Sipas Kthupit, në momentin që është hartuar ligji nuk janë parashikuar efektet afatgjata.

Besoj se në momentin që është hartuar ligji nuk janë parashikuar të gjitha efektet afatgjate. Mund të ketë qenë një paaftësi ose mungesë vëmendje për të llogaritur se çfarë do të ndodh me prokurorët pas 10 vjetësh. Ligji jo se nuk parashikonte se çfarë do të ndodhte, por është aq i vakët, sa të jep përshtypjen dhe duke pas parasysh dhe çfarë ka ndodhur  në të kaluarën me eksperiencën znj. Ina Rama., që vërtetoi se pavarësisht që kishim një parashikim ligjor që duhej kthyer në detyrë, KLP e asaj kohe, vendosi ta refuzonte. Dhe duke qenë se ligji aktual ka një lloj vorbullsie dhe  nuk është i qartë se si do të operoj KLP në raport me prokurorët, parashikimet ligjore që kemi sot, flasin që prokurorët duhet të rikthehen në pozicionet e tyre të mëparshme. Mirëpo ajo që na ndodh me një pjesë të mirë të strukturës se SPAK, janë prokuror që vijnë nga krimet e rënda dhe si të tillë nuk mund të kenë pozicion ne të cilin do të kthehen në rast të përfundimit të mandatit të tyre.

Sipas propozimit të PD-së, në përfundim të mandatit të prokurorit të posaçëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, brenda tre muajve, e emëron atë pa konkurrim në Prokurorinë e Përgjithshme, në prokurorinë e Apelit, ose me kërkesë të prokurorit në pozicionin e drejtuesit të prokurorisë së rrethit.

Kështu që duhet gjetur një zgjidhje e barasvlershme  me atë që është Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe për këtë arsye nisur edhe nga shqetësimi, reflektuam dhe zgjodhëm të paraqesim tre opsione të mundshme.

Prokuroria në momentin që do të mbarojë mandati i prokurorëve mund ti vendosin ti çojnë ose në Prokurorinë e Përvitshme ose në Prokurorinë e Apelit ose në ndonjë nga Prokurorinë e rretheve. Duke dhënë tre alternativa, duhet te kemi parasysh se kur të mbaroj mandati i prokurorëve, mund të mos ketë vende bosh në struktura dhe do të jemi për faktin se pavarësisht se kemi detyrimin ligjor për ta kthyer një pozicion pune mund të mos ekzistojë. Dhe në këto kushte kemi krijuar detyrim ligjor që është për tre muaj, jo vetëm ta rikthej në detyrë por në një nga tre variantet të gjej një pozicion të lirë ta rikthej në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Posaçme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy