Sejamini: Nëse opozita do të kishte qasje tjetër, SPAK do të kishte më shumë forcë

Sejamini: Nëse opozita do të kishte qasje tjetër, SPAK do të kishte më shumë forcë

Gazetari Neritan Sejamini thotë se pavarësisht hetimeve me frymëzim politik, SPAK ka hetuar edhe çështje në mënyrë të pavarur. Por sipas tij, qasja e opozitës në raport me organin kryesor të akuzës në vend e dëmton forcën e tij.

Pritshmëria që kemi ne ndaj SPAK është absurde. SPAK ka problemet e veta. Këto hetime janë me frymëzim politik. Në Shqipëri ka pasur skema edhe më të mëdha se CEZ-DIA, dhe nëse SPAK do të trajtonte abuzimet me borxhet e CEZ-it duhej t’i hetonte edhe ato. Po marrim të mirëqenë që SPAK ka zbatuar dy standarde. Por si duhet të sillemi ne me SPAK? Duhet të kuptojmë që ata njerëz kanë ndrojtjet, frikërat dhe presionet e tyre.

Por nëse ne do të kishim një opozitë funksionale, SPAK do të kishte më shumë forcë. Por qasja e opozitës që i sulmon është kundërproduktive për SPAK. A është qasja më e mirë kjo që bën opozita?

SPAK ka probleme serioze, është ndikuar politikisht. Por SPAK hapi hetimin për drejtorët e Bashkisë Tiranë pa asnjë presion nga opinioni publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy