Kalemaj: Irani, shteti i parë që ndërpriten marrëdhëniet pas ish-Jugollavisë. Kriza energjitike faktor për opozitën (VIDEO)

Kalemaj: Irani, shteti i parë që ndërpriten marrëdhëniet pas ish-Jugollavisë. Kriza energjitike faktor për opozitën (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në MCN Live ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, duke theksuar se është hera e parë që Shqipëria merr një vendim të tillë, përveç ish-Jugosllavisë. Sa i takon zhvillimeve politike në vend, Kalemaj thotë se kriza e jashtëzakonshme energjitike dhe reagimi i vonuar i qeverisë shqiptare, është një faktor që shkon në favor të opozitës Meta-Berisha.

Është hera e parë që Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me një shtet të huaj. Ka ndodhur me ish-Jugosllavinë. Ishte Bashkimi Sovjetik dhe Kina që i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me ne dhe jo ne me ta. Lufta hibride dhe kërcënimet kibernetike, Irani është shteti i vetëm që angazhon struktura të tilla, siç është edhe Rusia dhe Kina, që përdorin sulmet kibernetike dhe ato të spiunazhit. Luftërat hibride s’kanë fillim dhe mbarim, synojnë të demotivojnë kundërshtarin përmes dezinformimit dhe ndërprerjes së aktviteteve elektronike, që t’i bëjnë qytetarët e këtyre vendeve që të rebelohen kundër qeverive të tyre për të krijuar destablitet politik dhe rajonal.

Në ambasada janë anëtarë të shërbimeve inteligjente që maskohen si diplomatë. Ajo që ka ndodhur këtë radhë është ndërprerja e plotë diplomatike, që s’ka ndodhur më parë, me përjashtim të Jugosllavisë. Në çështjet e politikës së jashtme ka pasur një konsensus në Shqipëri për orientimin Euroatlantik, që duket se është prishur herët e fundit, p.sh. për rezolutën për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën. Çështja e Iranit s’është çështje që duhet të ndajë palët, se s’ka arsye. Ish-Presidenti i kishte të gjitha mekanizmat për të ndërmarrë veprime në kohë reale”.

Lidhur me VKM-në për ndërtimet pa leje Kalemaj thotë se nëse kjo do të ishte bërë në fillim të mandatit të Ramës, kryeministrit i duhej hequr kapelja, por sipas tij ndodhi që vetëm gjatë vitit të parë të Veliajt në bashki u dhanë leje ndërtimi sa në gjithë mandatin e Bashës.

Nëse z.Rama do ishte në fillim të mandatit të parë do t’i thoshim të gjithë bravo të qoftë, do t’i hiqnim kapelen. Por ajo që kemi parë është një kronikë e premtimeve të pambajtura të Ramës. Vetëm në vitin e parë të Veliajt u dhanë leje ndërtimi sa u dhanë në 4 vjet të Bashës. Sipas organizatave ndërkombëtare masivizimi i lejeve të ndërtimit është pastrim i parave. Politika e nxitjes së ndërtimeve kuturu jo vetëm e ka bërë jetën të papërballueshme sa i përket ndotjes, por edhe më të shtrenjtë.

Ky nuk është vetëm faji i oligarkëve, zinxhiri komandues është shumë herë më i lartë dhe përgjegjësia është më e lartë. Pse i ka lejuar z.Rama, ka pasur një aplikacion. I kemi katet pa leje në mes të Tiranës. Ajo që ka ndodhur në Tiranë është abuzim me lejet e ndërtimit. Kjo ka vazhduar edhe pas tërmetit shkatërrues. Është shtrenjtuar jashtëzakonisht kostoja e ndërtimit si pasojë e politikave qeveritare”.

Duke u ndalur te opozita, Kalemaj shprehet se bashkëpunimi mes PD-së dhe Partisë së Lirisë nuk është aq i lehtë, pasi baza e dy forcave politike nuk është e shkrirë në një.

Kam thënë dikur që nëse do bashkëpunojë Meta me Berishën, që janë të destinuar të bashkëpunojë, njëri do ishte Presidenti i nderit dhe CEO. Ka disa modalitete që e bëjnë të vështirë bashkëpunimin mekanik. Baza demokrate me bazën e LSI-së jo detyrimisht janë të shkrira s’i dy kryetarët. Z.Meta megjithatë u mundua të bëjë një operacion estetik të partisë, ndryshoi emrin, çdo njeri e di që z.Meta ka qenë ekzekutuesi i veprimtarisë politike të asaj partie, qoftë e quajtur LSI apo Partia e Lirisë.

Është një ngërç i pakapërcyeshëm ose vështirësisht i kapërcyeshëm shpallja non grata e Berishës nga SHBA, Britania, apo një vend tjetër. Ka një të dhënë interesante që s’e çfaktorizon komplet këtë opozitë, kriza e jashtëzakonshme energjitike dhe faktit që qeveria ka reaguar shumë vonë, shumë pak për ta përballuar këtë krizë. Paketa është pamjaftueshme dhe e vonuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy