Helmimi i nxënësve të Paskuqanit, QSUT bën publik rezultatin e analizave

Helmimi i nxënësve të Paskuqanit, QSUT bën publik rezultatin e analizave

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka sqaruar gjendjen e nxënëseve të shkollës së Paskuqanit. Ndryshe nga dyshimet që u hodhën dje në sallën e Parlamentit, ku kjo çështje zuri një pjesë të mirë të kohës së seancës, nga analizat e kryera në QSUT del se te nxënësit e paraqitur dje për ndihmë mjekësore nuk janë gjetur gjurmë lëndësh narkotike.

“Analizat e testit të urinës për të gjitha rastet rezultuan negative, pra pa prani të gjurmëve të drograve në gjurmim (për AMP, BUP, BZD, MDA, XTC, MOR/OP, MTD dhe THC (cannabis sativa). Gjithashtu edhe ekzaminimet e tjera biokimike të gjakut rezultuan përgjithësisht në kufij të normës pas asnjë devijancë që të fliste për efekte imediate të një kategorie të gazeve toksike më të mundshme në rrethana të tilla kolektive”, thuhet në reagimin e QSUT-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy