Kamberi: E reja e një viti luftë, kundërvënia e drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit (VIDEO)

Kamberi: E reja e një viti luftë, kundërvënia e drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit (VIDEO)

Geron Kamberi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha në studion e MCN Informacion se ajo që mund të konsiderohet si “e re” në një vit luftë është kundërvënia e drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit.

Po ashtu Kamberi tha se lufta e cila vijon prej një viti ka krijuar një situatë tjetër gjeopolitike në Lindjen e Mesme, pasi po përfshihen shumë aktorë e faktorë.

Jemi prej gati 1 viti në një luftë që ende nuk ka përfunduar, por ka krijuar një situatë komplet tjetër, gjeopolitike në Lindjen e Mesme, në kuptimin që po përfshihen shumë aktorë e faktorë të cilët jo se nuk kanë qenë të përfshirë më parë, por shkalla e përfshirjes, dinamika, reagimi dhe kundër reagimi kanë qenë të mëdha.

Dy të rejat, është që ka pasur një kundërvënie të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit, pasi Irani si një vend që kontrollohej nga shumica shiite, deri në ‘90 s’ ka pasur peshë të madhe në ballafaqimin e konfliktit izraelito-palestinez. Kanë qenë shtet arabe që kanë qenë kryesisht të përfshira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy