Prishtinë, protesta e studentëve detyron qeverinë të anulojë vendimin për bursat

Prishtinë, protesta e studentëve detyron qeverinë të anulojë vendimin për bursat

Protestat e studentëve në Prishtinë kanë detyruar qeverinë në detyrë të tërheqë një vendim të saj për ndarjen e bursave. Ditët e fundit, para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, studentët kanë mbajtur protesta të organizuara nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, atij të Arteve dhe të Edukimit Fizik. Protesta e pasuar edhe me bojkot të mësimit kundërshton vendimin e ministrisë për konkursin e bursave. Studentët e tre fakulteteve ankohen se janë lënë jashtë programit për bursa, ndërsa ministria e Arsimit e ka motivuar vendimin me mungesën e tregut të punës.  

Ditën e sotme, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka anuluar vendimin. Megjithatë, ministri në detyrë, Shyqyri Bytyqi, e cilëson të drejtë vendimin, por thotë se ai është tërhequr për shkak të presionit.

Niveli i bursistëve dhe përzgjedhja e bursistëve bëhet nga ana e universiteteve. Bursat të cilat i ndan MAShT nuk janë gjithëpërfshirëse. Pikërisht shpallja publike është bërë përmes një analize, ka një vit që Ministria ka bërë analiza. Asnjë shkencë sociale nuk është përfshirë në listë, nuk ka të bëjë me diskriminim përveç duke e kuptuar qartë mungesën e kuadrove në këto programe. Jemi të vendosur se ky vendim ka qenë i drejtë dhe në rrethana të cilat jemi, të anulojmë vendimin deri në ardhjen e ministrit të ri. Ne po e bëjmë tërheqjen e vendimit pasi jam ministër në largim, në anën tjetër nuk do të merrej ky vendim se është vendim i drejtë”, tha ai.

Qeveria “Haradinaj” mbetet në detyrë deri në formimin e kabinetit të ri, që del nga aleanca e pritshme Vetëvendosje-LDK. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy