Në një transmetim në rrjetet e saj sociale, kryetarja e koalicionit opozitar venezuelian, Platforma e Bashkuar Demokratike (Pud) Maria Corina Machado u dërgoi një mesazh votuesve të saj, pothuajse një muaj pas votimit presidencial më 28 korrik.
Fundi i regjimit të tmerrit po afron. Nuk mund të them momentin e saktë në të cilin do të arrijmë fitoren, por jam e bindur se fati i kësaj beteje është çlirimi i Venezuelës.
Platforma e Bashkuar Demokratike publikoi në internet 83.5% të raporteve zgjedhore duke treguar fitoren e saj.
Faqja e opozitës me të dhëna zgjedhore është vënë nën hetim nga prokuroria e përgjithshme. Akuzat kryesore ndaj drejtuesve të saj janë “konspiracion” dhe “uzurpim funksionesh”.
Në fokusin e prokurorisë së përgjithshme ka përfunduar edhe kandidati Edmundo Gonzalez Urrutia, i cili u thirr në organin e akuzës për herë të dytë por nuk u paraqit.



