Forcat ukrainase sulmojnë me dron stacionin rus të pompimit të naftës

Forcat ukrainase sulmojnë me dron stacionin rus të pompimit të naftës

Forcat ukrainase kanë sulmuar me dron një stacion të pompimit të naftës në rajonin Bryansk të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën.

Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit në kanalin e tij Telegram, duke shtuar se nuk raportohet për viktima. 

“Forcat e armatosura ukrainase, duke përdorur dronë, sulmuan zonën e stacionit të pompimit Novozybkov të Transneft SHA”, tha guvernatori, Alexander Bogomaz.

Guvernatori nuk flet për dëmtime të impiantit por shton se është ndërprerë përkohësisht furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të zonës deri në përfundimin e veprimeve hetimore, të cilat duhet të përfundojnë brenda pak orësh.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës njoftoi se dje një nga avionët e saj luftarakë kapi 2 bombardues strategjikë amerikanë B-52H që fluturonin drejt kufirit rus mbi Detin Baltik: avioni u kthye pasi bombarduesit ishin larguar, raporton Interfax.

Episodi pason rrëzimin më 14 mars të një droni amerikan mbi Detin e Zi pasi u kap nga avionët luftarakë rusë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy