Traumat e fëmijërisë, psikologet klinike dhe mësuesja: Frustrimi emocional lë gjurmë, prindërit duan perfeksionin (VIDEO)

Traumat e fëmijërisë, psikologet klinike dhe mësuesja: Frustrimi emocional lë gjurmë, prindërit duan perfeksionin (VIDEO)

Traumat e fëmijërisë duket se lënë gjurmë edhe në moshë madhore, gjë që reflektohet në jetën e tyre.

Një bindje e tillë u nda në emisionin “MCN Informacion” nga psikologet klinike Destemona Çelo dhe Erisa Aliaj si dhe mësuesja Irma Marku.

Çelo tha se traumat kryesore të individëve që vijnë në terapi, lidhen me neglizhimin emocional, kritikat e vazhdueshme që ndikojnë më pas te kritikat ndaj vetes, apo edhe ato traumat që vazhdojnë më vonë, si abuzimet fizike dhe emocional.

Abuzimi më i rëndë që lë gjurmë të vazhdueshme është ai emocional.

Se gjëja që rëndon më shumë është abuzimi emocional dhe kur na abuzojnë prindërit apo neglizhojnë, është shumë tronditëse.

Unë merrem me adoleshentët dhe të rriturit. Unë vë re tek të rriturit që bëhen prindër, mundohen që traumat e tyre të mos përcillen tek fëmijët.

Ndërsa psikologia Aliaj deklaroi se traumat që përjetojnë sot fëmijët janë shumë më ndryshe me ato që kanë përjetuar të rriturit në fëmijëri.

Arsyeja pse ndodh kjo gjë sot është ndjenja e të qenit perfekt.

Për të arritur në perfeksion, prindërit ushtrojnë një lloj trysnie dhe presioni tek fëmijët e tyre, pa e kuptuar, vetëm që ata të shkëlqejnë, këtë e bëjnë me idenë që fëmijët të arrijnë majat.

Ka fëmijë që janë shembull në të gjitha drejtimet, si në nivelin e tyre akademik, sjellje dhe kulturë dhe nuk arrijnë ta shfaqin veten vetëm nga frustrimi emocional.

Kur fëmija e kupton që po e bën çdo gjë mirë dhe ti ngre standardin e të kërkuarit, fëmija humbet dhe aftësitë që ka nga këmbëngulja se nuk qenka mjaftueshëm as kaq sa po bëj dhe duhet të bëj më tepër, do jenë fëmijë që nuk do kënaqen kurrë me jetën e tyre.

Asgjë nuk do i përmbushë, do jenë në kërkim të asaj gjësë që as vetë nuk e dinë se çfarë kërkojnë.

Ndërsa mësuesja Irma Marku tha se fëmijët e mësuesve mbartin më tepër ngarkesë për të qenë fëmijë, se janë fëmijët e mësuesit.

Sipas saj, prindërit mangësitë e tyre duan t’i plotësojnë tek fëmijët.

Ne jemi në përplasje kulturale brezash. Dikur ishte uniformiteti, duhet të visheshe njësoj, të silleshe njësoj dhe të kishe të njëjtat arritje.

Duhet të ishe njeriu kuboid dhe nëse tentoje të dilje pak nga kjo, etiketoheshe nga gjithë shoqëria si një individ që përbënte kërcënim. Ky individ i së djeshmes është prindi i së sotmes.

Me dëshirën për të prindëruar mirë, i duhet të rrisë fëmijën, por edhe veten. Jashtë shabllonit por edhe duke i dhënë larmishëri dhe duke rikuperuar gjëra të adoleshencës dhe fëmijërisë.

Por me angazhimet e sotme, koha dhe të qenit të pranishëm, nuk mjafton. Prindërit pamundësitë e tyre duan t’i projektojnë tek fëmijët dhe duan që fëmijët e tyre të jenë të formuar.

Për mua nxënësi i preferuar është 8 statike në të gjitha lëndët se është një qenie sociale e lumtur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy