
Vetëm Kanadaja dhe Britania dhanë së bashku 160 milion dollarë, nga 30 miliard që kërkohen për të ruajtur biodiversitetin në vendet në zhvillim dhe të varfra.
Në samitin në Vankuver, ku kishte zyrtarë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota, pritej të mblidheshin më shumë fonde për të ruajtur jetën e gjallë në 186 vende të botës, por premtimet mbetën thjesht në letër.
Tetë muaj pasi vendet nënshkruan Kornizën e Biodiversitetit Global që përfshin 23 objektiva mjedisorë, shkencëtarët bëjnë thirrje për mbështetje pasi kjo marrëveshje është po aq e rëndësishme sa ajo e Parisit për emetimet e gazeve serrë.
Përparësi me mbledhjen e fondeve kanë vendet e varfra, popullsitë indigjene nëpër botë si dhe vendet ishullore në Paqësor. OKB-ja ka publikuar së fundmi një studim që tregon se shumica e vendeve në botë shpenzojnë më pak se 0.5% të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen e mjedisit.



