Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, të cilin e bën përgjegjës për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma tha se në landfill nuk respektoheshin kushtet teknike ndërsa shfrytëzoheshin gra dhe fëmijë me paga shumë të ulta.
Duma i ka bërë thirrje Prokurorisë të thellojë hetimet.



