Ndahet nga jeta Jacques Delors, arkitekti i BE-së moderne

Ndahet nga jeta Jacques Delors, arkitekti i BE-së moderne

Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i njohur si arkitekti i BE-së moderne, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare, ndërsa lajmi konfirmohet nga vajza e tij.

Delors ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.

Duke shërbyer nga viti 1985 deri në 1995, Delors hodhi bazat për monedhën e përbashkët europiane, euron.

Vajza e Delors, Martine Aubry njoftoi se ai kishte vdekur në gjumë të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris.

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi Delors, i cili shërbeu si ministër francez i Financave nga 1981-1984, si një “burrë shteti dhe fat për Francën”.

Mjeshtër i pashtershëm i Europës sonë. Përkushtimi i tij, idealet dhe drejtësia e tij gjithmonë do të na frymëzojnë.

Përshëndes punën e tij dhe kujtimin e tij dhe ndaj dhimbjen e të dashurve të tij.

Delors shërbeu tre mandate si president i Komisionit Europian, më gjatë se kushdo tjetër.

Një socialist francez, ai besonte fort në integrimin e pasluftës.

Përveç tregut të përbashkët dhe euros, në mandatin e tij u krijua Marrëveshja e Shengenit për udhëtimet dhe programi Erasmus për shkëmbimin e studentëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy