
Duke filluar nga ora 14:00, do të luhet sfida mes Egnatias dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 11-të në Superiore.
Rrogozhinasit vijnë pas barazimit me Skënderbeun dhe do të kërkojnë me çdo kusht të rikthehen të fitorja. Në krahun tjetër, verilindorët po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe duan të vazhdojnë me serinë e rezultateve pozitive.
Ndeshja do të transmetohet në ekranin e MCN 24. Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët e kësaj përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
Egnatia: Sherri, Malota, Xhemalaj, Musta, Fangaj, Aleksi, Mëllugja, Fernando, Isgandarli, Duamena, Spahiu.
Kukësi: Tafas, Murati, Zhongo, Lala, Duka, Motta, Fejzaj, Rivas, Salami, Domi, La Torre.



