
Dy persona, qytetarë të thjeshtë civilë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve ruse, në një ndërtesë 9 katëshe në Kiev, në distriktin e Oblon.
Ndërkohë 15 persona të tjerë arritën që të nxirren nga ndërtesa, ndërsa 63 të tjerë arritën të evakuohen, teksa tentuan që të shuanin flakët.
Sakaq gjatë natës, aeroporti i Antonov në veri të Kievit, u sulmua nga bombardimet ruse, raporton BBC.
Antonov, i njohur edhe si Hostomel, është aeroporti më i madh ndërkombëtar i ngarkesave në Ukrainë, i përdorur edhe si bazë ushtarake. Në rrjetet sociale, qarkullojnë pamje të cilat tregojnë një re të madhe tymi, e cila u ngrit në aeroport.



