Haradinaj thërret mbledhjen e qeverisë, OJQ-të: Nuk ka legjitimitet

Haradinaj thërret mbledhjen e qeverisë, OJQ-të: Nuk ka legjitimitet

Një javë pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhjen e qeverisë. pas kthimit nga Gjykata Speciale, ku është përgjigjur në cilësinë e të intervistuarit, Haradinaj ka thirrur mbledhjen e kabinetit, e cila pritet sot në orën 14:00.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 95, pika 5, me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

Ndërkohë, sot, organizatat e Shoqërisë Civile kanë reaguar ndaj ftesës së Haradinajt për mbledhjen e qeverisë së dorëhequr, pasi, sipas tyre, ajo nuk ka legjitimitet.

“Qeveria e dorëhequr prej datës 19 korrik 2019, nuk ka legjitimitet për të vazhduar me zbatimin e planit të saj qeverisës, dhe çdo tentim që gjatë kësaj kohe të merren vendime të rëndësishme, sepse bien në kundërshtim me parimet bazë të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë”.

Organizatat e shoqërisë civile i kanë thirrje Haradinajt që deri në zgjedhjen e qeverisë së re të kujdeset vetëm për mbajtjen funksionale të administratës shtetërore dhe të mos nxjerrë vendime të rëndësishme.

“Qeveria në dorëheqje assesi nuk ka mandat qeverisës, që të vazhdojë me zbatimin e politikave të saj, sikurse ka paralajmëruar pikat për mbledhjen e radhës së Qeverisë, sikurse të mos kishte ndodhur asgjë”, u shprehën ata.

Ndërkohë, Presidenca nuk ka bërë ende ndonjë hap konkret drej shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme. Vetë Haradinaj, në fjalimin e dorëheqjes, është shprehur se është i gatshëm të rikandidojë në zgjedhjet parlamentare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy