Që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator, interesi për familjen mbretërore ka mbetur i lartë, duke i bërë kuriozët dhe ekspertët të bëjnë zbulime të reja mbi zakonet e sovranes së ndjerë.
Në fakt, pas ndarjes së saj nga jeta, media u fokusua në një sërë zakonesh të saj.
Prezantuesi televiziv Gyles Brandreth zbuloi për revistën The Oldie se Mbretëreshës i pëlqente të mbante vetë një ombrellë, pa e mbajtur asnjë shoqërues për të.
Brandereth e shpjegoi një zakon të tillë duke treguar një anekdotë që daton që nga vitet e tij të studimeve akademike:
Pas një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Oksfordit në vitin 1968, presidenti i Unionit të Oksfordit, William Waldergave, i shpjegoi atij se Mbretëresha këmbëngulte të mbante gjithmonë personalisht ombrellën e saj “sepse nëse e mban dikush tjetër, shiu i bie në qafë”.



