
Bota e ka pritur ndërimine viteve me një spektakël fishekzjarresh duke e ndriçuar qiellin.
Fillimisht ishte Zelanda e re dhe Australia te cilat shpalosen spektaklin e tyre te vitit te ri.
Ndërsa në Dubai, spektakli i fishekzjarrëve u realizua nga kulla më e lartë Burj Khalifa.
Si zakonisht, qytetet që kanë marrë më së shumti vëmendje janë kryeqytetet dhe qytetet e mëdha botërore, si Londra, Parisi, Nju Jorku, Moska, e me radhë.
Edhe Brazili prej disa vitesh ka tërhequr vëmendjen për spektaklin qe organizon për festen e ndërrimit të viteve. Në Kopakabana, njerëzit festuan buze detit ardhjen e 2019.
Miliona njerëz kanë zgjedhur që ndërrimin e moteve ta presin në mjedis të hapur, më saktësisht në sheshe dhe rrugë të qyteteve ku janë organizuar ceremoni të ndryshme festive.
Sigurisht, pjesa kryesore e festës ka qenë çasti i ndezjes së fishekzjarreve në mesnatë.
Më poshtë po shikoni pamje mahnitëse të festimit të vitit të ri në qendrat kryesore të botës.



