
Në Iran , policia ka rifilluar monitorimin e mbajtjes së hixhabit (mbulesës islame) nga gratë në makina.
Këtë lajm e kanë raportuar mediat vendase. Kontrolli vjen pas më shumë se njëqind ditësh protesta të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini cila u arrestua nga policia e moralit për mosmbajtjen e duhur të shamisë.
Policia ka filluar fazën e re të programit Nazer-1 (mbikëqyrje në gjuhën farsi) në të gjithë vendin. Nazer-1 ka të bëjë me mungesën e hixhabeve në makina, me policinë që u dërgon një mesazh me tekst shkelësve.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Gjykata iraniane ka dhënë dy dënime me vdekje për një protestues 18-vjeçar në Mazandaran, raporton agjencia e lajmeve Harana.
Mehdi Mohammadifard, i arrestuar gjatë protestave në Noëshahr, është akuzuar për korrupsion dhe luftë.
Përveç dënimit me vdekje, Gjykata Revolucionare e Sarit e dënoi me shtatë vjet e gjysmë burg për akuzat e “propagandës kundër regjimit”, “nxitje për prishje të sigurisë së vendit”, “fyerje” dhe “krime kundër sigurisë së vendit”.
Të pandehurit iu mohua mundësia për t'u përfaqësuar nga një avokat.



