
Gjashtëmbëdhjetë ushtarë nga Venezuela, të cilët ishin mysafirë në Ambasadën e Panamasë që nga 30 prilli braktisën vendin e tyre.
Ushtarët ishin anëtarë të Gardës Kombëtare dhe u larguan vullnetarisht nga selia diplomatike. Grupi ushtarak ishte pjesë e atyre që morën pjesë në pushtimin e bazës ajrore të La Carlota në Altamira, Caracas, për të shprehur mbështetjen e tyre për presidentin e përkohshëm të vetëshpallur Juan Guaidó. Pasi dolën nga ambasada, 16 ushtarët kaluan vendin dhe u larguan nga territori i Venezuelës, një plan i studiuar për dy muaj me radhë. Sipas raportimeve nga “Infobae”, e cila citon inteligjencën venezueliane, disa orë më parë një komision i DGCIM u paraqit pranë Ambasadës së Panamasë për të kërkuar informacione për atë që ndodhi.



