Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për President

Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për President

Gjykata e Lartë bëri me dije ditën e djeshme se do të përcaktojë nëse Donald Trump do të mund të kandidojë për zgjedhjet Presidenciale të vitit 2024. 

Gjyqtarët ranë dakord të pranojnë apelimin e Trump kundër një vendimi të Kolorados për ta hequr atë nga fletët e votimit në atë shtet.

Vendimi i Kolorados u mor për shkak të rolit të tij në ngjarjet që arritën pikën kulmore me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

Çështja do të shqyrtohet në shkurt dhe vendimi do të zbatohet në mbarë vendin.

Vlen për t'u theksuar se është hera e parë që gjykata do të japë një interpretim për një dispozitë të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikan sipas së cilës u ndalohet disa zyrtarëve që "angazhohen në kryengritje" të mbajnë poste publike.

Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA ndalon këdo që është "angazhuar në kryengritje ose rebelim" të mbajë poste federale, por avokatët e ish-presidentit argumentojnë se amendamenti nuk vlen për Trump-in. 

Avokatët e tij kanë argumentuar: "Vendimi i Gjykatës së Lartë të Kolorados do të heqë në mënyrë jokushtetuese miliona votues në Kolorado dhe ka të ngjarë të përdoret si një model për të hequr të drejtën e dhjetëra miliona votuesve në mbarë vendin".

Vendimi i ndarë 4-3 nga gjykata e lartë e Kolorados muajin e kaluar shënon herën e parë në historinë e SHBA-së që Amendamenti i 14-të është përdorur për të skualifikuar një kandidat presidencial nga votimi.

Trump është kandidati kryesor aktual republikan për një revansh të mundshëm kundër Presidentit demokrat Joe Biden, në zgjedhjet e këtij nëntori.

Gjykata e Lartë e SHBA ka një shumicë konservatore, me tre gjyqtarë të emëruar nga Trump kur ai ishte president.

Por ata vendosën në masë dërrmuese kundër tij në paditë që sfidonin humbjen e tij ndaj Biden në 2020-ën. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy