Protestuesit mblidhen në Zveçan/ KFOR vendos telat rrethorë me gjemba

Protestuesit mblidhen në Zveçan/ KFOR vendos telat rrethorë me gjemba

Një numër më i madh i serbëve janë mbledhur sot para ndërtesës së Komunës së Zveçanit qysh para orës 07:00 të mëngjesit.

KFOR-i sot i ka përforcuar edhe masat mbrojtëse përreth objektit të komunës, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një.

Para protestuesve qëndrojnë telat rrethorë me gjemba, e më pas pjesëtarët e KFOR-it me pajisjet e tyre.

Numri i serbëve që po protestojnë, po raportohet të jetë më i madh sot.

Siç raporton Kossev-i serb, në krye të protestuesve janë liderët e Listës Serbe.

Së bashku me serbët e mbledhur, protestës këtë mëngjes i janë bashkuar edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Situata për momentin raportohet të jetë e qetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy