Turqia i kërkon Shqipërisë ekstradimin e biznesmenit, Faruk Fatih Ozer

Turqia i kërkon Shqipërisë ekstradimin e biznesmenit, Faruk Fatih Ozer

Autoritetet turke kanë ndaluar 62 persona si pjesë e një hetimi për shkëmbim të kriptovalutave, të cilët akuzohen për mashtrim të investitorëve. Sipas raportimeve të bëra nga agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, arrestimet u bënë për lidhjen e tyre me komaninë “Thodex”, e kryesuar nga biznesmeni i arratisur, Faruk Fatih Ozer, ndaj të cilit autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Zyra e kryeprokurorit të Stambollit njoftoi se po e heton kompaninë “Thodex” pas ankesave nga përdoruesit të cilët nuk mund të qaseshin në pasuritë e tyre. Vlerësohet se mashtrimi i kësaj kompanie ka prekur rreth 391.000 persona me rreth 2 miliardë dollarë investime.

Faruk Fatih Ozer, kërkohet me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit dhe krijimin e një organizate kriminale”. Zyrtarët turq publikuan një foto të Ozer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Ozer, që thuhet të jetë 27 vjeç, ka qenë në Shqipëri që nga e marta, raporton agjencia AFP.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy