Parandalohet vrasja në Tushemisht, një tjetër i ri rrezikonte jetën pas sherrit banal

Parandalohet vrasja në Tushemisht, një tjetër i ri rrezikonte jetën pas sherrit banal

Policia e Pogradecit njofton se ka parandaluar sot përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, nga i cili rrezikonte jetën një i ri, pas një sherri banal.

NJOFTIMI:

Më datë 03.08.2017, jemi njoftuar se në fshatin Tushemisht, janë konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta shtetasit A.P, 25 vjeç dhe shtetasi G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec.

Pas këtij konflikti dyshohet se shtetasi A.P, ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar.

Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit midis këtyre dy shtetasve, pikërisht në një lokal në fshatin Tushemisht, ku shtetasi A.P, pasi kishte marrë armën, kishte hyrë në ambjentet e tij për të kërkuar shtetasin G.Xh.

Porsa ka parë shërbimet e Policisë ky i fundit, është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë, janë ngritur grupe kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy