Përplaset me motor, humb jetën i riu shqiptar në Itali

Përplaset me motor, humb jetën i riu shqiptar në Itali

Një aksident tragjik rrugor u shënua në qytetin Rosignano Solvay, në provincën e Livornos, Itali, gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës.

Një 34-vjeçar shqiptar i cili udhëtonte me motor, Françesko Zhuta, humbi jetën pas një përplasjeje me një makinë në rrugën Ernesto Solvay.

Viktima jetonte në Rosignano dhe ishte me origjinë shqiptare, ndërsa njihej dhe vlerësohej nga banorët e zonës, raportojnë mediat italiane.

Zhuta u gjet në tokë pa ndjenja dhe me një plagë të thellë në kokë. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 34-vjeçari u deklarua i vdekur.

Nga ana e policisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy