Spiropali: Rritja ekonomike më e madhe në krahasim me 2013-n, borxhi publik më i vogël se në 2018-n

Spiropali: Rritja ekonomike më e madhe në krahasim me 2013-n, borxhi publik më i vogël se në 2018-n

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se ekonomia shqiptare ka njihur rritje falrë refomave efektive të qeverisë. Duke krahasuar shifrat me fillimin e mandatit të parë qeverisës të PS-së, Spiropali tha se ekonomia është rritur dhe papunësia ka rënë.

Reformat edhe pse me kosto publike, qëllim të vetëm kanë dhënien e fryteve në shërbim të këtij viti. Gjatë vitit 2018 ekonomia vijojë tendencën pozitive të rritjes. Rritja e PPB arriti në 4.1 %.  Ky nivel është katër herë më i lartë se buxheti i rritur në 2013. Asnjëherë nuk duhen harruar se në ç‘derexhe i gjetëm financat publike. Reformat shtet-bërëse shënuan kthesën e madhe dhe kanë prodhuar rezultate të pakundërshtueshme, por ne nuk kënaqemi, po janë për të siguruar se jemi në drejtimin e duhur. Sipas Bankës Botërore, papunësia në 2018 shënoi nivelin më të ulët në histori në 11.5%. BB thekson se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në tremujorin e parë të 2019-s″, tha ajo.

Megjithatë, Spiropali nuk e bëri një krahasim të tillë me qeverisjen e demokratëve në raport me borxhin publik. Ajo tha se ka një trend rënës dhe pritet që brenda 2020-s, borxhi publik do të bjerë nga 68 % që është aktualisht, në 60 %.

Politikat fiskale synojnë të mbajë në rënie borxhin publik në raport me prodhim e brendshëm bruto. Reforma ndaj informalitet shënoi rritje të të ardhurave. Borxhi publik ra në 68 %, duke vijuar trajektoren rënëse për të tretin vit radhazi. Objektivi në afate të mesme është ulja e tij në 60% në vitin 2021”, tha  Spiropali.

Borxhi publik në tremujorin e parë të 2013-s ka qenë në nivelin 64% e PBB-së. Në atë kohë në opozitë, PS e ka kundërshtuar fort ligjin e miratuar nga shumica në fund të vitit 2012 për buxhetin e shtetit, i cili e çonte kufirin e borxhit në 62.6 për qind e Prodhimit Kombëtar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy