Serbia do të mbajë në të njëjtën ditë zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë Nikolla Selakoviç, konfirmoi për Prva TV se zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 26 prill.
Vuçiç ka deklaruar më parë se datat e mundshme për zgjedhjet e ardhshme mund të jenë 19 ose 26 prill.
"Do të ishte më logjike që zgjedhjet të zhvillohen në 26 prill, para së gjithash, pasi të krishterët ortodoksë festojnë Pashkën një javë më parë, dhe praktika është të shmangen festat e tilla të rëndësishme. Ka ndodhur që zgjedhjet në Serbi janë thirrur në Gjurdjevdan në vitin 2012, ose në Shën Gjon në vitin 2007. Sidoqoftë, këto nuk janë data që kanë një rëndësi të tillë për tërë komunitetin, ndryshe nga Pashka, e cila festohet nga më shumë se 90 për qind e qytetarëve serbë", tha drejtori i përgjithshëm i Cesid, Bojan Klacar, kohët e fundit.



