Dervishi: Një pronë 7 mijë m2 ku stërvitej Garda i është dhënë një personi, u bënë letrat brenda një dite

Dervishi: Një pronë 7 mijë m2 ku stërvitej Garda i është dhënë një personi, u bënë letrat brenda një dite

Gazetari Ferdinand Dervishi tha në studion e MCN Live se një pronë 7 mijë m/2 që ishte qendra e stërvitjes së Gardës i është dhënë nëj personi dhe se dokumentet janë bërë të gjitha brenda një dite.

Po ashtu Dervishi tha se po jepen pafund prona për krimin dhe një nga shembujt është ajo e Altin Hajrit, pengmarrësit të Jan Prengës të cilit i është dhënë leja për ndërtimin e një pallatit 18-katësh në Durrës.

Një pronë 7 mijë metra katrorë në mes të pyllit, qendra e stërvitjes së Gardës, e re, e sapo bërë ka ikur. Janë bërë dokumentet brenda një dite në të gjitha institucionet e shtetit. Para 1 muaji. E ka marrë njëri, nuk e di kujt i është dhënë. I është dhënë për zhvillim.

Para pak ditësh është publikuar një listë me 60 prona të firmosura nga Agjencia Shtetërore AZHBR që drejtohet nga kryeministri ynë dhe mes atyre ishte 5-6 persona me të shkuar kriminale dhe një ishte krejt flagrante, Altin Hajri, i ishte dhënë leja të ndërtojë një pallat 18 katësh në Durrës. Hajri është pengmarrësi i Jan Prengës. Ka dalë dhe në përgjimet e Çyrbjes që bënte listën kush do të jetë deputet i parë apo i dytë.

Deri tani ky njeriu ka marrë lapsin dhe firmos me sy mbyllur prona për krimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy