Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Serbinë dhe-anëtaren e BE-së Sllovenisë të diversifikojnë burimet të tyre energjetike për të siguruar që ndonjë ndërprerje e mundshme e gazit rus të mos dëmtojë ekonomitë e tyre, tha një zyrtar i lartë i së SHBA të premten.
Duke përfunduar një turne të Sllovenisë, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, Mary Burce Warlick, Zëvendës Ndihmës Sekretaer e Shtetit për Burimet e Energjisë, tha se u kërkoi atyre të shikojnë mënyrat për të forcuar sigurinë e tyre energjetike duke diversifikuar burimet e tyre.
Warlick tha se sipas SHBA, çështjet e sigurisë energjetike në Evropë janë shumë të rëndësishme dhe "me të vërtetë themelore për sigurinë kombëtare"
Serbia, një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mbështetet ekskluzivisht në furnizimet me gaz rus, ndërsa Sllovenia importon më pak se gjysmën e gazit të saj nga Rusia, ndërsa Shqipëria dhe Kosova, dy aleatë të patundur të SHBA-së, nuk importojnë gaz nga Rusia.
"Të gjitha këto vende janë realisht të hapura dhe të angazhuara për të identifikuar zgjidhjet, në partneritet me Evropën dhe me SHBA po bashkojnë përpjekjet për të gjetur një mënyrë për të arritur disa nga këto zgjidhje", ka thënë Ëarlick.
Warlick, një ish-ambasadore në Serbi, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke diskutuar diversifikimin e energjisë me një numër vendesh evropiane që varen nga gazi rus.
Ndërprerja e gazit rus nga Ukraina në vitin 2009 vuri në rend të ditës çështjen e diversifikimit në kryeqytetet evropiane.
"Qasja jonë nuk është për përjashtimin e gazit rus, pasi ai duhet të mbetet një pjesë e rëndësishme e ekuacionit të energjisë në Evropë, por thjesht të gjitha vendet të mendojnë pak, edhe një herë, se si ta pozicionojë veten për të diversifikuar më mirë duke përzier burimet e energjisë , " tha ajo për Reuters në një intervistë në Tiranë.
Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar një investim të ri ose lidhje me vendet fqinje që do t’u mundësojë atyre që të marrin në konsideratë "zhvillimin më të diversifikuar të linjave të gazit nga njëra anë, por edhe për të zhvilluar burime të tjera", ka thënë Warlick.
Në vitin 2020, kur gazsjellësi TAP të sjell gazin azer në Evropë, ndërkohë do të rritet vëllimi gazit të lëngshëm falë projekteve të disa terminaleve rreth Europës, tha ajo.
"Mendoj se reformat që kanë marrë në shumë vende do të hapin rrugën për rritje të investimeve, duke përfshirë edhe sektorin e energjisë," shtoi Warlick.



