Draghi: Italisë i është kërkuar të jetë garanti në negociatat Rusi-Ukrainë

Draghi: Italisë i është kërkuar të jetë garanti në negociatat Rusi-Ukrainë

Italia është shteti i radhës që tenton të ndërmjetësojë në konfliktin Rusi-Ukrainë. Kryeministri Mario Draghi tha pas një telefonate me Putin se vendit të tij i është kërkuar nga Rusia dhe Ukraina roli i garantit për zbatimin e çdo klauzole të negociatave.

"Unë shpreha bindjen time - shtoi ai - se për të zgjidhur çështjet thelbësore ne kemi nevojë për një takim me Zelensky, i cili e ka kërkuar atë që në fillim. Dhe Putini u përgjigj se kushtet nuk janë pjekur. Putin thotë se janë hedhur hapa të vegjël përpara në negociata”.

“Në fakt – vuri në dukje kryeministri – qëndrimet e të dy palëve janë afruar paksa”, por unë jam “i kujdesshëm sepse ka ende shumë skepticizëm”. “Të gjithë duam të shohim një fije drite”. “Sanksionet funksionojnë, paqja mund të arrihet nëse Ukraina mbrohet, përndryshe paqja nuk mund të arrihet”, shtoi ai. “Në gjithë këtë, unë rikonfirmova gatishmërinë e Italisë” për të bashkëpunuar për të ndërtuar një rrugë paqeje “e cila u pranua dhe telefonata përfundoi me synimin për të mbajtur kontakte”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy