Vrasja e vëllait të Talo Çelës, Dumanit i komunikohet masa e sigurisë në spital

Vrasja e vëllait të Talo Çelës, Dumanit i komunikohet masa e sigurisë në spital

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh.

Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës. Kjo ishte masa e tretë “arrest me burg” për 39-vjeçarin.

Të premten SPAK i komunikoi për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, si dhe të Dorjan Shkoza  dhe Anxhelo Avdia, si dhe për ngjarjen e Paprit.

Nuredin Dumani i cili ra në pranga në Fier pas atentatit të ndodhur më 29 mars në aksin Cërrik- Elbasan, ku 37-vjeçari mbeti i plagosur.

Për hetuesit ai ende nuk ka dhënë asnjë detaj për atentatin dhe as për akuzat e ngritura ndaj tij.

Hetuesit dyshojnë se Dumani ka pasur njohje të mëparshme me autorët e sulmit dhe se dëshmia e tij do ti ndihmojë në arrestimin e tyre por edhe kapjen e Talo Çelës.

Mësohet se Dumani edhe në seancën e sotme nuk ka folur asnjë fjalë.

Pritet që në ditët në vijim, në qytetin e Elbasanit të zhvillohet seanca e dytë për të dashurën dhe mjekët që e ndihmuan Nuredin Dumanin në momentin që u plagos në atentatin e tre ditëve më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy