Britani, mbahen zgjedhjet e përgjithshme (VIDEO)

Britani, mbahen zgjedhjet e përgjithshme (VIDEO)

Britanikët  shkojnë sot në votime (të enjten më 8 qershor) pas një garë elektorale të nxehtë.

 

Kryeministrja Theresa May e filloi fushatën e saj për konservatorët me një diferencë të kënaqshme në sondazhet e opinionit, por diferenca  në javët e fundit  u ngushtua.

Sondazhet më 4 qershor e kanë nxjerrë atë në epërsi me rreth 43 përqind të votave, përballë Laburistëve me 36 deri në 37 përqind.

Fushata u errësua nga terrorizmi pas sulmeve të fundit në Manchester dhe Londër, që la 29 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Jeremy Corbyn i Laburistëve shpreson se do të triumfojë në këto zgjedhje pas disa vitesh në opozitë.

Debati mbi Brexit dhe e ardhmja e ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar ishte fokusi i debateve të nxehta midis kandidatëve në këto zgjedhje.

Pothuajse 47 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy